Në sistemin elektronik të prokurimeve publike do të publikohen marrëveshjet e lidhura me palët, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas agjencisë AIM, kjo bëhet për t’i mundësuar pubikut qasje në këto marrëveshje dhe për t’u rritur transparenca me prokurimet publike.
Në njoftimin e Ministrisë për Financa thuhet se marrëveshjet do të jenë të arritshme në kuadër të sistemit për raportim të prokurimit të siguruar. Pas realizimit të prokurimeve, marrëveshjet do të publikohen në këtë vegëz./Telegrafi/