Telegrafi

Marrëveshjet e Brukselit në ngërç

Nuk kanë lëvizur së implementuari asnjëra nga katër marrëveshjet me Serbinë, të firmosura rreth një vit më parë nga kryeministri Isa Mustafa.

Për pasojë, Kosova nuk e ka ende kodin e vet telefonik, shkruan sot Koha Ditore.

Në gushtin e vjetëm, bashkë me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq, kryeministri Mustafa pati mbërritur Marrëveshjen për telekomin, atë për energjinë,

Marrëveshjen për lëvizjen e lirë dhe marrëveshjet për parimet mbi bazën e të cilave do të themelohej Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe. Kjo e fundit është kundërshtuar zëshëm në Kosovë dhe Gjykata Kushtetuese ka dhënë verdiktin se ajo nuk është plotësisht në përputhje me frymën e Kushtetutës. Për përmbushjen e tri të tjerave, pengesë është bërë Serbia.