Site icon Telegrafi

Marrëveshje sigurie dhe tregtie Indi-SHBA

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry do të fillojë sot një dialog strategjik dhe tregtar mes SHBA-së dhe Indisë, dy gjigantë me marrëdhënie historike të komplikuara kishin arritur në mars në Uashington një marrëveshje bashkëpunimi në çështjet e mbrojtjes.

John Kerry mbërriti dje në mbrëmje në Nju Delhi, për raundin e dytë të këtij forumi të sigurisë dhe tregtisë, të krijuar më 2015 mbi modelin e atij që kanë krijuar ndër vite Uashingtoni dhe Pekini.

Ai do të takohet me kryeministrin, Narendra Modi, i cili ishte në vizitë zyrtare në Uashington në qershor dhe që kishte kërkuar më shumë bashkëpunim ekonomik dhe ushtarak, me ambicien për të pesëfishuar volumin e shkëmbimeve tregtare duke arritur vlerën e 500 miliardë dollarëve në vit.

Exit mobile version