Telegrafi

Marrëveshje ruso-serbe për energjinë

Pas bisedimeve maratonë dhe kundërshtimeve të shumta të një pjese të qeverisë, opozitës dhe disa mediave serbe, tekstin e traktatit e ka parapërcaktuar qeveria e Serbisë.

Për të nuk kanë votuar pesë ministra nga Partia "G 17 plus", të cilët konsiderojnë se kjo marrëveshje është e dëmshme për Serbinë, sepse nuk përcjell asnjë garanci financiare veç atyre politike.

Edhe kryeministri Cvetkoviq ka saktësuar se do të nënshkruhet, siç është shprehur "kulmi prej letre", që më shumë është një deklaratë politike.

Paketa pritet të nënshkruhet nga presidenti rus Dimitrij Medvedev dhe ai serb, Boris Tadiq.

Kryeministri i Serbisë, Cvetkoviq ka saktësuar se janë eliminuar të gjitha mosmarrëveshjet dhe Serbia praktikisht ka marrë garanci politike për zbatimin e marrëveshjes për ndërtimin e gazsjellësit të njohur si "Rrjedha Jugore" dhe të depos nëntokësore në lokalitetin Banatski Dvori të Vojvodinës.

Me këtë traktat, Serbia ia shet 51 për qind të kapitalit të Industrisë së Naftës NIS, firmës Gasprom të Rusisë, me çmimin 400 milion Euro.

Në traktat është saktësuar se pala ruse nuk do të ketë monopol në prodhimin e naftës deri më 2010 dhe është miratuar edhe programi përkatës social.

Ndërtimi i "Rrjedhës Jugore" të gazsjellësit do të përfundojë në vitin 2015.