Site icon Telegrafi

Marrëveshje për uljen e vdekshmërisë së lehonave dhe foshnjëve në Maqedoni

Maqedonia dhe UNFPA-ja (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Aktivitete të Popullsisë) nënshkruan marrëveshje për përmirësimin e shëndetit dhe uljen e vdekjeve të lehonave dhe të sapo lindurve.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe përfaqësuesja e UNFPA-së, Doina Bologa, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga kjo marrëveshje duhet të ketë zbatim të përbashkët të masave për përmirësimin e shëndetit të nënave dhe të sapo lindurve, si edhe kontribuohet në uljen e vdekjes së tyre.

Gjithsej pesë milionë denarë (mbi 80 mijë euro), gjysma nga të cilat sigurohet nga Maqedonia, e gjysma tjetër nga UNFPA-ja.

Marrëveshja është në përputhje me Programin e UNFPA-së për Maqedoninë, për periudhën 2016-2020./Telegrafi/

Exit mobile version