Telegrafi

Marrëveshje për transformimin e institucioneve mikrofinanciare

Kështu u pajtuan ministri i Administratës Publike, Arsim Bajrami, ai i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala dhe guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi.

Ata nënshkruan sot një marrëveshje për përshkrimin e detyrave të grupit punues për transformimin e 14 institucioneve mikrofinanciare të Kosovës, në punëtorinë e organizuar nga asociacioni i institucioneve mikrofinanciare në Kosovë.

Guvernatori Hashim Rexhepi tha se grupi punues do ta përcaktojë modelin se si do të bëhet ai transformim. /rtk/