Site icon Telegrafi

Marrëveshje për të rritur transparencën financiare

????????????????????????????????????

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) dhe Këshilli Kosovar për Raportim Financiar (KKRF) sot kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi. Qëllimi i kësaj Marrëveshje është që përmes bashkëpunimit ndërinstitucional të rritet efikasiteti, saktësia, transparenca dhe disiplina e raportimit financiar nga ana e ndërmarrjeve biznesore, të cilat sipas kërkesave ligjore të Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim, janë të obliguara që të përgatisin pasqyra financiare dhe të auditojnë ato.

Me këtë Marrëveshje mund të arrihet në mënyrë më efikase përmbyllja e ciklit të raportimit financiar, i cili cikël duhet të përfundojë në përmbushjen e obligimeve tatimore nga bizneset të cilat operojnë në Kosovë, kontribut ky i drejtpërdrejt në rritjen e besueshmërisë së pasqyrave financiare dhe inkasimit më efikas të obligimeve tatimore.

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Sakip Imeri dhe Kryetari i KKRF-se z. Gem Maloku pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit potencuan rëndësinë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje e cila do të mundësoj lehtësira në realizimin e misionit të të dyja Institucioneve dhe u zotuan për zbatimin e të gjitha obligimeve që dalin nga Marrëveshja. /Telegrafi/

Exit mobile version