Marrëveshja e Parisit për ndryshimin klimatik ka më tepër premtime që nuk do të na çojnë asgjëkund dhe liderët po përpiqen thjesht të bëjnë sikur janë në sinkron me shqetësimin e publikut për të ardhmen e planetit.
Champs-Élysées e bukur është e ndriçuar me miliona drita që shkëlqejnë. Këtë vit, ato furnizohen nga energjia e rinovueshme. Ka një turbinë ere aq e gjatë sa Harku i Triumfit dhe 440 panele të shumtë ndodhen përreth Champs-Élysées. Një mbrëmje, gjatë konferencës COP21 për ndryshimin klimatik këtë muaj, nuk pati as dritë dielli dhe as erë, ndaj organizatorët na pyetën se cilët prej nesh do të dilnin në shesh për të dhënë elektricitet për dritat përmes biçikletave të fiksuara në vend dhe rrotave si të brejtësve.
“Energjia e pedaluar” ofroi imazhe të mrekullueshme për stafet televizive që mbulonin samitin. Por këto biçikleta ‘të energjisë së gjelbër’ përbëjnë një fitore të gjesteve boshe mbi thelbin dhe arsyen – që i bën ato për fat të keq prezantuese të vetë COP21. Marrëveshja e arritur në Paris përmban premtimet se, nëse fuqizohet tani dhe deri në vitin 2030, do t’i kushtojë ekonomisë globale të paktën nj[ trilion dollarë në vit – dhe ndoshta dyfish nëse politikanët bëjnë zgjedhje joefikase në politikë.
Kjo e bën atë marrëveshjen më të kushtueshme në histori. Studimi im i shqyrtuar dhe nga kolegët, publikuar në Global Policy, tregon se premisat 2016-2030 të uljes së çlirimit të dioksidit të karbonit do të pakësojnë temperaturat deri në 2100 me vetëm 0.05° Celsius.
Edhe nëse premtimet e uljes së çlirimit të gazit vazhdojnë përgjatë shekullit, marrëveshja e Parisit do të ulë rritjen e temperaturave me vetëm 0.17°C. shkencëtarët nga Instituti i Teknologjisë në Masaçusets zbuluan një pakësim të ngjashëm në temperaturë. Kjo është arsyeja përse këshilltari klimatik i zv. presidentit amerikan Al Gore, Jim Hanses, që solli i pari në vëmendje ngrohjen globale në vitin 1988, e quajti marrëveshjen e Parisit “një realitet mashtrues, një gjë false” dhe “fjalë të pavlefshme. Nuk ka veprim, vetëm premtime”. Por politikanët sugjerojnë se marrëveshja do të bëjë më tepër. Marrëveshja arriti në përfundimin se COP21 shkon më tej se vetëm shënjestra e shumë-diskutuar e kufizimit të rritjes së temperaturës globale në 2°C mbi nivelet para-industriale, por në fakt thotë se synimi është të kufizohet rrija nën 2°C, me një përpjekje për ta lënë atë në 1.5°C.
Ky është thjesht një teatër cinik politik, që ka si synim të na bindë neve se liderët tanë po bëjnë veprime serioze. Por asnjë nga faktorët nuk po flet për ndikimin e vërtetë të zotimeve që u dakordësuan në Paris. Në fakt, ata po e vënë besimin te deus ex machina: të gjitha zotimet e vakëta dhe retorika rreth asaj që do të ndodhë pas vitit 2030 dhe drejt mesit të shekullit. Shtetet e Bashkuara janë një shembull primar i thellësisë së kësaj drame. Nuk është e sigurt se nëse një republikan pason presidentin Barack Obama në vitin 2016, uljet e premtuara të karbonit për katër vitet e ardhshme do të ndodhin. Do të ishte më qesharake të sugjerohej se premtimi me një datë në 2050 do të përmbushet nga presidenti që do të vijë në fuqi pas 2030.
Marrëveshja e Parisit ka në qendër premtime mbi çlirimin e gazeve serrë nga vendet në zhvillim, në kërkim të të cilëve ata do të marrin shuma të mëdha parash nga vendet e pasura. Shtetet e varfra do të marrin para dhe disa prej tyre mund të shpenzohen për të pakësuar çlirimin e gazeve. Por më të varfit e botës nuk duan panele diellore apo turbina ere: ata kanë nevoja më të menjëhershme që do të thotë akses te karburantet fosile. Duket sikur deri në vitin 2030, ne do të njohim se shumica e këtyre parave ka bërë pak për të ndihmuar me ngrohjen globale. Ndaj, marrëveshja e Parisit është një gjest shumë i shtrenjtë por thuajse i zbrazët – ashtu si biçikletat në Champs-Élysées. Kur i hasa, ato dhe turbinën e madhe të erës dhe qindra panele diellore kishin prodhuar 321kËh energji në nëntë ditë. Por kërkesa totale e energjisë së ndriçimit të Champs-Élysées për ato ditë ishte 10 herë më e lartë – rreth 4500 kwh.
Edhe nëse 200 çiklistë profesionistë pedalonin pa ndalur gjatë dhjetorit, ata nuk do të prodhonim mjaftueshëm elektricitet për dritat e Krishtlindjeve. Për më tepër, asnjë nga pedalimet nuk është në fakt neutral për nga CO2. Energjia e nevojshme për të prodhuar dhe lëvizur biçikletat, bateritë, turbinat e erës dhe panelet diellore ndoshta prodhon çlirime të mëdha të CO2 sesa nga sa kursehet. Vetëm konsumi ushqimor që pedaluesit të prodhojnë elektricitet prodhon 24 herë më shumë CO2 sesa ndotja më e madhe që vjen prej prodhimit të energjisë me qymyr. Edhe nëse dritat do të prodhoheshin me qymyr të vjetër dhe të pisët, çlirimet do të ishin krejtësisht të kompensuara me Sistemin Evropian të Tregtisë për rreth 120 euro. Pastaj do të ishin 100 për qind pa CO2. Por sigurisht, nuk do të ishte po aq e mirë sesa krijimi i “imazheve të gjelbra” për televizionin. Lajmi i vërtetë më i rëndësishëm nga Parisi ishte lajmërimi i një fondi inovacioni të energjisë së rinovueshme drejtuar nga Bill Gates.
Fondi nevojitet për shkak se, pavarësisht argumenteve të lobimit të energjisë së gjelbër dhe aktivistëve klimatik, burimet e sotme ineficiente diellore dhe të erës nuk janë ende gati të sundojnë mbi karburantet fosile. Në fakt, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë vlerëson se bota pagoi 84 miliardë dollarë për të subvencionuar energjinë diellore dhe të erës vitin e shkuar dhe pritet që 25 vite më pas ne do të paguajmë rreth 84 miliardë dollarë në subvencionim vjetor. Ne duhet të ndërmarrim të tjera veprime, si dhënia fund e subvencionimeve të karburantit fosil. Por politika më e zgjuar afatgjatë është ajo e parashikuar nga Gates: të investohet shumë në kërkimin dhe zhvillimin për të ulur çmimin e ardhshëm të energjisë së gjelbër. Premtimi i bërë nga Gates, bashkë me 20 vende, për të dyfishuar fondin R&D në 24 miliardë dollarë në vit deri në 2020 është një zhvillim fantastik – ashtu siç duhej. Megjithatë, shumë më tepër duhet të shpenzohet për të çuar përpara zhvillimin. Deri atëherë, aktivistët dhe politikanët mund të pretendojnë me cinizëm triumfin e tyre ndaj armiqve prej kashte dhe vetë ngrohjes globale. Por, ashtu si biçikletat e palëvizshme në Qytetin e Dritës, ato thjesht xhirojnë gomat pa na çuar asgjëkund.