Telegrafi

Marrëveshje për sanimin dhe parandalimin nga vërshimet në Pollog

Në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale sot do të nënshkruhet Marrëveshja për fillimin e sanimit të pikave kritike dhe parandalimin nga vërshimet në rajonin malor të Pollogut, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Marrëveshjen do ta nënshkruajë ministrja e Vetëqeverisjes Lokale Shyret Elezi dhe përfaqësuesja speciale e UNDP-së në Republikën e Maqedonisë, Luisa Vinton. /Telegrafi/