Kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernoski, së bashku me kryetarin e Shoqatës së pensionistëve të kësaj komune, pavle Spasev, sot arritën një marrëveshje partneriteti, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Marrëveshja ka për qëllim të promovojë projektin ”Qendra për kujdes për të rriturit”. Spasev u shpreh se në komunën Qendër ka shumë pensionistë që kanë nevojë për përkujdesje, prandaj me kënaqësi kanë pranuar të jenë partnerë në këtë projekt.
Përmes këtij pilot projekti, komuna do të sigurojë kujdes shtëpiak profesional falas për të rriturit e moshës mbi 64 vjeçare. Ata që kanë nevojë për një shërbim të këtillë duhet që të aplikojnë më së voni deri më 27 janar, ose të paraqiten në numrin telefonik 076-313-383. Më pastaj shërbimi komunal do t’i vizitojë në shtëpi./Telegrafi/