Site icon Telegrafi

Marrëveshje në favor të shërbimeve sociale

Me qëllim përmirësimin e ofrimit të shërbimeve sociale në nivel lokal, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi dhe kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova nënshkruan sot Marrëveshjen e Mirëkuptimit mes dy institucioneve.

Përmes kësaj marrëveshjeje tani e tutje Komuna e Istogut do të ushtrojë kompetencën e shërbimeve rezidenciale-institucionale në Istog.

Ministri Abrashi dhe kryetari Rugova gjithashtu u pajtuan që në proces të përkrahjes që Ministria e Punës dhe Mirëqenies po i ofron komunave, të ndërhyhet në përmirësimin e kushteve dhe rinovimin e objekteve të shërbimeve sociale në Komunën e Istogut, diçka që pritet të ndodhë në vitin 2016.

Kryetari Rugova falënderoi Abrashin për këtë nismë ritheksoi vendosmërinë që të bëjë gjithë çfarë e lejon korniza ligjore, mundësitë financiare dhe masat e tjera, që qytetarëve dhe grupeve në nevojë në Komunën e Istogut t’u dalë në përkrahje. /Telegrafi/

Exit mobile version