Telegrafi

BE marrëveshje me kompaninë farmaceutike “AstraZeneca”, porosit 300 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19

Bashkimi Evropian do të blejë të paktën 300 milionë doza të vaksinës së mundshme kundër COVID-19, e cila është duke u realizuar nga kompania farmaceutike AstraZeneca.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Komisioni Evropian, i cili po negocion në emër të 27 shteteve anëtare të BE-së, tha se në marrëveshje parashihet që të blihen edhe 100 milionë doza të tjera nëse vaksina rezulton e sigurt dhe efektive.

Ndërkohë, përveç AstraZenecas, BE ka qenë në bisedime edhe me kompanitë Johnson & Johnson; Sanofi, Pfizer, Moderna dhe CureVac.

Vendim pason pas një marrëveshjeje paraprake e cila u arrit në muajin qershor nga Aleanca Gjithëpërfshirëse e Vaksinave të Evropës (IVA), një grup i formuar nga Franca, Gjermania Italia dhe Holanda për të siguruar doza vaksinimi për të gjitha vendet anëtare. /Telegrafi/