Site icon Telegrafi

Marrëveshje historike armëpushimi në Kolumbi pas gjysmë shekulli

Qeveria kolumbiane dhe guerilasit Farkë nënshkruan sot në Havana një marrëveshje historike mbi një armëpushim përfundimtar, duke i hapur rrugën zgjidhjes së një konflikti që ka shkatërruar vendin për më shumë se gjysmë shekulli.

Para shumë krerë shtetesh dhe sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos dhe shefi suprem i Forcave të Armatosura Revolucionare Kolumbiane (FARK), Timoleon Jimenez, nënshkruan në mesditë një dokument të paprecedentë mbi kushtet e një mbyllje përfundimtare të luftimeve.

Kjo etapë vendimtare mundëson mbylljen e konfliktit më të vjetër në Amerikën Latine, që për 52 vite radhazi ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 260 mijë personave.

Si pasojë e këtij konflikti, mbi 45 mijë persona janë të zhdukur, ndërsa afër 7 milionë janë shpërngulur.

Exit mobile version