Site icon Telegrafi

Marrëveshje e rëndësishme mes Honda dhe GM për makinat e reja që mbushen me rrymë

Të dy prodhuesit gjigant, kanë arritur marrëveshje, për shfrytëzimin e baterive të njëjta

Gjatë muajit të kaluar, General Motors ka bërë të ditur se është duke punuar në një sistem të ri të arkitekturës së baterive të quajtur Ultium, transmeton Telegrafi.

Qëllimi i Ultium është që të ulë shpenzimet për kilovat, duke ndërtuar bateri me qeliza të sofistikuara, që kryejnë shumë funksion, derisa nuk kushtojnë shtrenjtë.

Në të njëjtën kohë, ndërtimi i këtyre baterive është bërë në atë formë, që të mos shkaktojë problem nëse janë vendosur në mënyrë horizontale apo vërtikale, por vendosja e tyre të jetë në fvor të platformës së makinës. Këto bateri fleksibile, do të jenë në të gjitha modelet e reja të GM, përfshirë edhe GMC Hummer.

Njoftimi për të gjitha këto zhvillime, ka ngjallur interesimin e Honda Motor Compani dhe të dyja e kanë nënshkruan një marrëveshje shumë të rëndësishme të bashkëpunimit.

Brenda tri viteve të ardhshme, pritet të dalin në shitje makinat elektrike nga Honda dhe GM me sistemin e baterive Ultium, që pritet të jetë ekonomik dhe shumë i sofistikuar.

Deri më tani, në industrinë e automobilizmit ka pasur bashkëpunime të ndryshme, ku prodhuesit i kanë ndarë mes vete pjesët që i kanë më të zhvilluara, duke rezultuar në suksese në prodhim dhe rritje të shitjeve. /Telegrafi/

Exit mobile version