Telegrafi

Marrëveshje bujqësore me hungarezët

Ministri për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural i Republikës së Kosovës, Idriz Vehapi dhe ai i Hungarisë, Jozef Graf nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë së Kosovës dhe Ministrisë së Bujqësisë së Hungarisë.

Kjo ndihmë sipas njoftimit do të jetë veçanërisht në përforcimin e strukturës institucionale nëpërmjet ndërtimit të kapaciteteve, zbatimit të ligjeve, përgatitjeve profesionale dhe zhvillimin e shërbyesve civil në fushën e programit IPARD dhe Organizimin e Agjencisë për Pagesa.

Palët kontraktuese thuhet se do të përqendrohen në bashkëpunimin për agro-mjedis dhe përmirësimin në shfrytëzimin e tokës, regjistrimin e tokës, menaxhimin e resurseve ujore për qëllime bujqësore, menaxhimin e resurseve pyjore, përmirësimin e procesit dhe tregtimin e produkteve bujqësore./telegrafi/