Site icon Telegrafi

Marrëveshje bashkëpunimi mes Avokatit të Popullit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë

Avokati i Popullit i Republikës së Shqipërisë, Igli Totozani do të qëndroj sot në Prishtinë, ndërsa me Avokatin e Popullit, Hilmi Jasharin, do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi mes dy institucioneve, me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimi.

Marrëveshja për bashkëpunim ka për qëllim mbrojtjen efektive te të drejtave dhe lirive, nga veprimet e paligjshme të autoriteteve publike.

Kjo marrëveshje, e cila pritet të nënshkruhet sot, i referohet shkëmbimit të eksperiencave dhe praktikave të mira lidhur me Mekanizmin Kombëtar për Parandalimin e Torturës, i cili tashmë është themeluar edhe në Kosovë, me vendim të veçantë, bazuar në Ligjin Nr. 05/ L- 019, për Avokatin e Popullit.

Igli Totozani, me bashkëpunëtorë, do të arrijë në Institucionin e Avokatit të Popullit në Prishtinë, në orën 10:30. Ku pastaj në orën 11:00 do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes.

Totozani do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin, takim ky që do të mbahet në hapësirat e Kuvendit në orën 13:00.

Pastaj, Avokati i Popullit, i Shqipërisë, do të takohet edhe me kryetaren e Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore , Persona të pagjetur dhe Peticione, Lirije Kajtazi, takim ky që do të mbahet në Kuvend.

Exit mobile version