Site icon Telegrafi

Marrëveshje 2.5 miliardë dollarëshe – Inteligjenca artificiale e Synapsia italiane mbërrin në qytetet moderne të Abu Dhabit

Synapsia e Italisë ka nënshkruar një kontratë 2.5 miliardë dollarësh me Bold Technologies të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kjo kontratë është nënshkruar për të ofruar shërbime të menaxhimit të qytetit të mbështetur nga AI për Abu Dhabi, ka thënë CEO i Synapsia, Daniele Marinelli, përcjell Telegrafi.

Kompania italiane do të zhvillojë teknologjinë për të trajtuar çështje urbane si transporti, parkimi dhe reagimi emergjent ndaj fatkeqësive, tha Marinelli.

Ai e quajti atë një “projekt njohës të qytetit, një evolucion i konceptit të qytetit të zgjuar”.

Sipas marrëveshjes, të nënshkruar më 3 mars, Bold Technologies do të paguajë 2.5 miliardë dollarë në pesë këste gjatë 18 muajve.

Nën kryeministren Giorgia Meloni, Italia po ndjek lidhje më të forta ekonomike me vendet e Gjirit, pavarësisht shqetësimeve mbi çështjet e të drejtave të njeriut të ngritura nga kundërshtarët politikë.

Në një samit dypalësh në shkurt, Meloni tha se Emiratet e Bashkuara Arabe ishin zotuar të investonin 40 miliardë dollarë në Itali, pa dhënë asnjë kornizë kohore.

Emiratet e Bashkuara Arabe, një prodhues i pasur i naftës, është në një garë për t’u bërë një lider i AI mes konkurrencës në rritje nga Katari fqinj dhe Arabia Saudite. /Telegrafi/

Exit mobile version