Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka përshëndetur marrëveshjen e arritur në orët e para të mëngjesit të sotëm mes kreut të PS-së, Edi Rama dhe kreut të PD-së. Lulzim Basha .
“Bravo popullit shqiptar për durimin dhe besimin e tij tek forca e demokracisë së Shqipërisë. Bravo Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për udhëheqësinë dhe kurajon personale në farkëtimin e kësaj marrëveshje.
Bravo kolegëve nga Bashkimi Evropian, OSBE dhe Uashingtoni për mbështetjen e tyre të palëkundur për Shqipërinë. Presim me kënaqësi e padurim zgjedhjet me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike në Shqipëri”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë. /Telegrafi/