Telegrafi

Marrëveshja për “Santiago Bernabeun” e ri – Real Madridi fiton në start 360 milionë euro

“Santiago Bernabeu” i ri tashmë po gjeneron të ardhura për Real Madridin dhe të mërkurën, klubi zyrtarizoi një marrëveshje me grupin investues Sixth Street dhe grupin sportiv amerikan Legends.

Kjo marrëveshje cili do t’i sjellë klubit të ardhura prej 360 milionë euro, një shifër e konfirmuar zyrtarisht nga Los Blancos.

Marrëveshja u ratifikua zyrtarisht të mërkurën nga bordi i drejtorëve të Real Madridit, edhe pse vetëm të enjten u zyrtarizua.

“Transformimi i Santiago Bernabeu do të jetë një pikë kthese në historinë e Real Madridit”.

“Kjo aleancë do të jetë thelbësore në ofrimin e përvojave unike në një stadium ku mund të organizohen ngjarje të shumta gjatë gjithë vitit”, kishte thënë Florentino Perez.

Real Madridi ka konfirmuar se marrëveshja me Sixth Street do të zgjasë për 20 vjet, ndërsa nuk ka një kohëzgjatje specifike për marrëveshjen me Legends. /Telegrafi/