Telegrafi

Marrëveshja për emrin, incidente në protestat e mbrëmshme në Athinë dhe Selanik

Me përleshje mes protestuesve dhe policisë kanë përfunduar protestat e mbrëmshme në Selanik dhe Athinë kundër marrëveshjes me Maqedoni. Në kryeqytetin grek u arrestuan tre persona, një u lëndua, ndërsa për sot në Selanik janë planifikuar protesta të reja.

Siç njofton AIM, gjatë kohës së protestave para Parlamentit të Greqisë, disa persona të maskuar kanë sulmuar policinë, ndërsa ata janë kundërpërgjigjur me hedhjen e gazit lotsjellës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pak para mesnate policia greke ka arritur të largojë protestuesit nga Parlamenti, pasi një grup refuzonin të largoheshin.

Edhe pse ishte paralajmëruar si protestë masive, para Kuvendit të Greqisë kishte një numër të vogël të qytetarëve.

Ndërsa për sot në Selanik në orën 20:00 sërish është planifikuar protestë kundër marrëveshjes me Maqedoninë, e cila është organizuar në rrjetet sociale./Telegrafi/