Telegrafi

Marrëveshja me BE-në, jep dorëheqje sekretari i Brexit

Sekretari i Brexit i Britanisë së Madhe, Dominic Raab ka dhënë dorëheqjen.

Ai bëri të ditur lajmin me anë të një postimi në Twitter.

“Sot kam hequr dorë si Sekretar i Brexit”, ka shkruar Raab.

Raab tha se nuk mund të mbështeste kushtet e propozuara për marrëveshjen që do nënshkruhet mes BE dhe Britanisë.

“Unë nuk mund të mbështes me ndërgjegje të plotë kushtet e propozuara për marrëveshjen tonë me BE. Këtu është letra ime drejtuar Kryeministres duke shpjeguar arsyet e mia dhe respektin tim ndaj saj”, shkroi ai, duke postuar edhe letrën e dorëheqjes.