Marrëveshja e re tregtare e Amerikës së Veriut (NAFTA) përfundon mbrojtjen ligjore për shumë biznese amerikane që operojnë në Meksikë, duke lënë operacionet e tyre të ekspozuara ndaj një rreziku që kishin shmangur nën marrëveshjen e vjetër tregtare.
Për mijëra firma amerikane, ndryshimi mund të shtonte komplikime dhe pasiguri për të bërë biznes në jug të kufirit amerikan, ku Meksika është partneri i tretë më i madh tregtar i SHBA-së.
Marrëveshja e mëparshme tregtare, përfshinte dispozita që u dhanë firmave amerikane që vepronin në Meksikë dhe Kanada, opsionin për të sfiduar vendimet e qeverisë në një gjykatë ndërkombëtare.
Një ndryshim në rregulloret meksikane ose kanadeze, për shembull, që kishte një ndikim material në operacionet e një firme amerikane, mund të sfidohej përmes një paneli ndërkombëtar në vend të gjykatave vendore.
“Largimi i mbrojtjes së investimeve do të thotë që firmat tani do të jenë në mëshirën e gjykatave të Meksikës, të cilat janë të njohura për korrupsionin”, tha një burim nga industria energjetike, përcjell Telegrafi.
Kjo dispozitë ka qenë pjesë e marrëveshjeve të shumta tregtare për të zvogëluar rreziqet për firmat që veprojnë jashtë shtetit. /Telegrafi/