Site icon Telegrafi

Marrëveshja e NAFTA-së përmirëson çmimet në bursa

Tregjet financiare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar në favor të lajmit për arritjen e një marrëveshjeje mes kësaj të fundit dhe Meksikës. Njoftimet se administrata e Donald Trump do të nisë të ulë tensionet tregtare bënë që indeksi S&P500 të kalojë për herë të parë 2,900 pikë.

Ndërkohë Stoxx Europe 600 pati gjithashtu rritje, ndërsa kompanitë që përfituan më tepër ishin prodhuesit e automjeteve dhe minierat, pra ky indeks u rrit e 0.2 për qind në vlerën më të lartë të tre javëve të fundit.

Analistët shprehen se tregjet po kalojnë një periudhë çlirimi nga tensionet tregtare, por nëse negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës nuk sjellin fryte, këto tensione mund të rikthehen, duke shkaktuar rënie veçanërisht në bursat kineze. /Telegrafi/

Exit mobile version