Site icon Telegrafi

Marrëveshja e ATK-së me Postën, zvogëlon përfitimet e qytetarëve nga kuponët fiskalë

Marrëveshja e nënshkruar nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) me Postën e Kosovës, për dorëzimin e kuponëve fiskal nuk i kursyen xhepat e qytetarëve. Përveç që në start gjatë alokimit të mjeteve dorëzuesve të kuponëve u ndalën 1 euro një shumë prej 50 centëve ata ngarkohen edhe nga Posta e Kosovës. Pra çdo qytetarë që mendon se do të rimburësohet në shumë prej 20 eurove nuk është e vërtet pasi që ai për ketë shumë do të paguhet vetëm 18.50 euro.

Posta e Kosovës, ka sqaruar për dorëzimin e kuponëve fiskalë, por asjnëre deris a qyeytarët kanë paguar 50 centë për plikont e dorëzuar me kuponë fiskale, nuk është treguar se ky shërbimë ëhstë me pagesa deri sa më herët nga ATK është krerë pa pagesë.

“Nga sot të gjitha plikot me kuponë fiskalë dorëzohen në një nga zyrat më të afërta postare të Postës së Kosovës. Deri më tani kuponët fiskalë kanë mundur të dorëzohen në vetëm 7 Regjione (Zyra) të ATK-së, në 7 qytetet më të mëdha të Kosovës. Qytetarëve nga Regjioni i Prishtinës (Podujeva, Drenasi, Lipjani, Fushë Kosova, Obiliqi, Graçanica, Artana) u është dashur të vijnë në Prishtinë dhe për të dorëzuar një kupon fiskal të presin deri në 4-5 orë. Gjithashtu, u është dashur të shpenzojnë për udhëtim, ushqim, etj”, është bërë e ditur në një komunikatë të Postës së Kosovës për media shkruan Telegrafi.

Sipas zyrtarëve të Postës së Kosovës, marrëveshja eliminon vështirësitë për qytetarët. “Vetëm në Regjionin e Prishtinës, Posta i ka mbi 45 zyra postare. Në çdo komunë kemi zyra postare, përfshirë edhe në vendbanime rurale që shumica punojnë nga ora 08:00 -21:00, edhe gjatë vikendeve”.

“Për dorëzimin e plikos (zarfit) me kuponë fiskalë në Postë shërbimi kushton 50 centë. Këtu përfshihet verifikimi i numrit të plikos të cilin qytetari e merr nga ATK përmes aplikacionit në internet, grumbullimi dhe bartja e plikove me kuponë fiskalë nga të katër anët e Kosovës deri në zyrën e caktuar nga ATK. Ky shërbim kushton dhe këto janë tarifa të aprovuara nga ARKEP dhe Posta duhet t’i respektojë ato”.

Sipas zyrtarëve të Postës Marrëveshja kursen kohën dhe paratë e qytetarit, por ne realitet si kursehen parat kur për një shërbemë më herët nuk ke paguar para.

Posta dhe ATK janë të kënaqura që kanë arritur të eliminojnë të gjitha këto vështirësi me të cilat janë ballafaquar qytetarët.

Prandaj, ju lutem të kihet parasysh interesi i të gjithë qytetarëve të Kosovës, i të gjitha komunave.

Posta e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve sa më të shpejta, sa më afër vendbanimit të qytetarit dhe sa më të lira. /Telegrafi/

Exit mobile version