Drejtori i Milanit, Marco Fassone dhe drejtori sportiv Massimiliano Mirabelli mezi po flasin me njeri tjetrin.
Në ditët e fundit ka pasur shumë raportime se drejtori sportiv do të shkarkohet.
Dyshja janë takuar dje me trajnerin Gennaro Gattuso, por calciomercato.com raporton se marrëdhëniet mes të dyve janë shumë të ftohta.
Sipas faqes së internetit, dyshja mezi flasin mes vete me Mirabellin që pothuajse nuk shkon kurrë në Casa Milan.
Mësohet se dyshja janë krisur në lidhje me temën se si të trajtohen menaxherët e lojtarëve.
Në veçanti ka të bëjë me Mino Raiolan.
Raiola përfaqëson lojtarë si Gianluigi Donnarumma, Ignazio Abate dhe Giacomo Bonaventura, që luajnë të Milani.
Raiola ka një marrëdhënie të hapur armiqësore me Mirabellin. /Telegrafi/