Një marrëdhënie intime me ish-partnerin mund të mos jetë aq shkatërruese sa mendonim. Së paku, nuk do t’ju pengojë domosdo t’i jepni fund plotësisht një marrëdhënieje të ngrohët prej muajsh apo vitesh
Këtë fakt e konfirmojnë studimet e fundit, rezultatet e të cilave janë publikuar në revistën “Archives of Sexual Behavior”.
Kjo vlen edhe për ata që ende i mungojnë deri diku marrëdhëniet e tyre të mëparshme dhe ndejnë mall për partnerin me të cilin u ndanë.
Studiuesit nga Universiteti Shtetëror Wayne në Michigan kryen dy eksperimente për të kuptuar pasojat e një marrëdhënieje intime pas një ndarjeje, transmeton Telegrafi.
Në studimin e parë, ata analizuan përgjigjet e 113 personave që sapo ishin ndarë me partnerët e tyre. Këtyre njerëzve iu kërkua të plotësonin pyetësorë në internet nëse kishin kontakt fizik me ish-in e tyre, si ndiheshin pas incidentit dhe sa të lidhur emocionalisht ishin me partnerin e tyre nga marrëdhënia e ndërprerë.
Në një studim tjetër, pjesëmarrësve iu kërkua të raportonin takime seksuale aktuale ose të tentuara me partnerët e tyre të mëparshëm.
Ata u pyetën gjithashtu nëse ndiheshin të lidhur emocionalisht me ta dy muaj pas ndarjes. Pas analizimit të rezultateve, studiuesit arritën në përfundimin se “rikuperimi” emocional nga një marrëdhënie e prishur nuk pengohet pas një ndarjeje.
Gjithashtu, ata zbuluan se ata që u mungonin ish-partnerët e tyre, pra kishin ende ndjenja për ta, ishin më të prirur se të tjerët për të vazhduar marrëdhëniet seksuale.
Por në vend që të kontribuojnë në mjerimin dhe dëshirën e tyre për ish-in e tyre, marrëdhëniet pas ndarjes në fakt i bënë ata të ndihen më të lumtur në jetën e tyre të përditshme, duke përmirësuar energjinë dhe disponimin e tyre të përgjithshëm.
Madeleine Mason Roantree, një psikologe marrëdhëniesh, shton se seksi pas ndarjes mund të jetë edhe i dobishëm si hapi i fundit për të ndihmuar në mbylljen e marrëdhënies.
Megjithatë, sipas saj, gjithçka varet nga motivimi i partnerit.
A po përpiqeni të riktheni ish-in tuaj? Apo është kjo pjesë e procesit të lamtumirës?
Në rastin e parë, është më mirë të përmbaheni nga përpjekje të tilla dhe të përqendroheni në ndërtimin e marrëdhënieve të reja harmonike me personin tjetër.
Sigurisht, kur rifilloni një marrëdhënie seksuale pas një ndarjeje, ekziston rreziku i ndjenjave dhe emocioneve të pakëndshme si zemërimi, trishtimi ose zhgënjimi, thotë trajneri i marrëdhënieve James Price.
Ai këshillon që kjo të shmanget nëse ndarja nuk ka shkuar mirë, ndërsa ka ende çështje të pazgjidhura mes partnerëve. /Telegrafi/