Site icon Telegrafi

Marrëdhënia me pacienten

Një doktor me ditë të tëra kishte rënë në depresion. Dëshpërimi i madh kishte bërë që në kokën e tij t’i shfaqeshin dy zëra.

Zëri i parë ishte relaksues dhe përpiqej ta qetësonte:
– Doktor, nuk ke arsye për depresion dhe të ndihesh keq. Ti nuk je as mjeku i parë e as i fundit që shkon me pacienten e tij. Pastaj, ti nuk ke një lidhje të qëndrueshme, ashtu që nuk e ke tradhtuar askënd… Pastaj këtë e bëjnë të gjithë mjekët dhe në ditët e sotme është krejt normale. Qetësohu, të lutem, rastet e tilla “për një natë”, në ditët e sotme janë të shpeshta…

Ndërsa zëri i dytë ia kujtonte:
– Doktor, ti je veterinar.

Exit mobile version