Sipas astrologëve, muaji i lindjes dhe shenja e zodiakut mund të ndikojnë në shumë karakteristika te meshkujt dhe femrat.
Në bazë të Zodiakut, femrat e lindura në shenjën e Akrepit janë më të pasionuara dhe dominuese në krahasim me shenjat e tjera.
Një femër Akrep është shumë xheloze, hakmarrëse, pasionante, sensuale dhe autoritare. E prirë për aventura dhe meshkuj më të rinj se ajo.
Kjo femër shpesh është mister edhe për miqtë e saj, në komunikim mund të jetë shumë e ashpër, nuk është me takt, gjithmonë shpreh mendimin e saj, udhëhiqet nga instinktet e saja dhe në asnjë rast nuk preferohet ta sfidoni.
Ajo është shefja më e mirë që merr drejtimin e femrave të tjera në biznes, gjë që ndër të tjera mund t’i atribuohet edhe intuitës së saj.
Një femër Akrep mund të jetë shumë fatale, e cila magjeps me bukurinë dhe seksin, por që është e copëtuar nga xhelozia, shijon joshjen dhe misterin që e çojnë partnerin drejt çmendurisë – vetëm një partner i fortë mund ta mbajë atë.
Kur dashuria zhduket, ajo ndjek instinktin e saj. Në martesë, kur ka një partner të përshtatshëm, mund të jetë një amvise e pazëvendësueshme që i kushton shumë kohë dhe vëmendje familjes. Kjo femër nuk është një ëndërrimtare si një grua e shenjës Peshqit apo Gaforre, ajo është shumë realiste.
Femrat Akrep janë të njohura për epshin e fortë dhe marrëdhëniet pasionante të dashurisë. Në dashuri, janë plotësisht të përkushtuara dhe emocionale. Megjithatë, shpesh bëhen enigmë për të dashurit e tyre, qëllimet dhe ndjenjat e tyre të vërteta janë thellësisht të fshehura dhe të paqarta.
Kur ajo është e dashuruar, dashuria e saj është tërheqëse dhe misterioze, dhe pasioni i saj mund të krahasohet me një stuhi. Seksi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për to dhe lidhja me partnerin është një domosdoshmëri që të ndihen plotësisht të përmbushura në të gjitha fushat e jetës.
Janë të prira për marrëdhënie që kërkojnë shumë kohë dhe energji emocionale. Ndaj, romancat e shkurtra dhe qëndrimet për një natë nuk janë asnjëherë zgjedhja e kësaj shenje pasionante. Ato do të kërkojnë për atë të duhurin për aq kohë sa të duhet dhe kur bien vërtet në dashuri, është për gjithë jetën. /Telegrafi/