Telegrafi

Marrëdhënia e tensionuar me Tom Bradyn dhe divorci – Gisele Bundchen shijon pushimet në Kosta Rikë

Pas javëve të vështira që kaloi gjatë divorcit nga Tom Brady, supermodelja braziliane Gisele Bundchen vendosi të ecë përpara dhe të harrojë problemet dhe tensionet.

Ylli i famshëm është arratisur në Kosta Rika për disa ditë. Aty ajo u kap nga paparacët, të cilët prej muajsh e ndjekin çdo lëvizje të saj.

Në imazhet e publikuara nga Page Six, Gisele shihet e veshur me një bluzë të shkurtër dhe pantallona të gjera, tërësisht pa grim e më flokë të valëzuara.

Foto: Backgrid

Bundchen nuk shkoi vetëm, pasi mori me vete dy fëmijët që ka me Bradyn: Benjamin, 12 vjeç dhe Vivian, 9 vjeçe.

Ish-çifti tani ndajnë disa prona dhe njëra prej tyre është në Gadishullin Nicoya në Kosta Rika.

Lexo po ashtu Gisele Bundchen divorcohet nga Tom Brady pas 13 vitesh martesë

Sipas burimeve të afërta, modelja do të mbajë pronën e Kosta Rikës, ndërsa Brady do të mbajë rezidencën prej 17 milionë dollarësh që zotëron në Indian Creek, Miami.

Foto: Backgrid

“Gisele ka qenë gjithmonë ajo me fëmijët”, tha një burim për Page Six.

“Ata kishin rënë dakord që Tom të tërhiqej për t’u fokusuar te familja, por më pas ai ndryshoi mendje dhe kjo i dha fund marrëdhënies”.

Tom dhe Gisele (Foto: Getty Images)

Tom dhe Brady u divorcuan pas 13 vitesh martesë. /Telegrafi/