Telegrafi

“Marre ju qoftë”, Mozzik reagon pas fshirjes së hitit “Madam”

Hip hop ylli Mozzik ka publikuar projektin e ri të tij kohë më parë.

“Madam” ishte hiti i madh i reperit që u shndërrua në një të tillë brenda pak ditësh.

Pamje nga klipi i fshirë, Foto: YouTube

Ai arriti mbi gjashtë milionë klikime brenda pak ditësh dhe kënga u bë virale.

Rikthimi i Mozzik nën petkun e “2 Euro Records” nuk shkoi aq mirë.

Pamje nga klipi “Madam” i fshirë, Foto: YouTube

Reperit ju fshie projekti në mëngjesin e të premtës, teksa ai ka reaguar në mënyrë të ashpër.

“Marre ju qoftë”, ka shkruar ai në një publikim në InstaStory.

Ishte producenti Zzap ai që në profilin e tij në Instagram konfirmoi fshirjen e projektit duke thënë se Mozziku shfrytëzoi një prej instrumentaleve të tij.

Zzap madje paralajmëroi që do të dalë “live” në Instagram për të dëshmuar që Mozzik ja ka blerë klipin. /Telegrafi/