Mbrojtësi i Brazilit, Marquinhos, kishte një nga netët më të vështira në karrierën e tij kundër Argjentinës në gjysmëfinale të Copa America.
Për fat të mirë për të dhe bashkatdhetarët e tij, ata triumfuan 2-0 para tifozëve të vetë, por ishte në gjendje të vështirë para dhe gjatë ndeshjes për shkak të virosës së fortë.
Ai duhej ta mbante Mesinë duke e kërcënuar atë – diarre “Nuk ishte e lehtë, jo. Messi ishte i frymëzuar, si e gjithë Argjentina, luajtën shumë mirë. Ishte shumë e vështirë, por mendoj se mbrojtja ishte e mirë me sulmet argjentinase”.
“Ata që nuk mundëm ne, ishim me fat që në betejat tona e kishin në portë, Alissonin”, tha futbollisti brazilian.
“Në ditën e ndeshjes isha i lodhur nga viroza, kalova një ditë të vështirë në hotel, kisha një diarre dhe të vjellura. Arrita disi të bëhesha gati, por sapo të shtonte përpjekje, bëhej i tmerrshëm. Më duhej të dilja nga loja dhe të vrapoja në tualet”, përfundoi ai.
Ndryshe, Brazili gjatë ditës së nesërme do të takohet në finale me kombëtaren e Perusë. /Telegrafi/