Telegrafi

Marquez shqyrton largimin nga Barca

Marquez edhe më herët është thënë se mund të largohet nga Barcelona, ndërsa tani ka dhënë shenja edhe vetë për një largim dhe pikërisht për shkak të minutazhit të vogël.

“Duke parë faktin se nuk kam shumë minutazh, ne do të shohim në bisedat me trajnerin nëse do të vendos të qëndroj. Nëse do të ketë mundësi që unë të largohem, do të largohem, por gjithçka varet nga ajo se çfarë dëshiron trajneri”, theksoi Marquez për TV3. /Telegrafi/