Telegrafi

Marotta: Zgjidhja e vetme të luhet me dyer të mbyllura, Juventus – Inter të dielën ose të hënën

Marotta e Zheng (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images )

Menaxheri i përgjithshëm i Interit, Beppe Marotta thotë se të luash pas dyerve të mbyllura është e vetmja zgjidhje, që kampionati të vazhdojë dhe të mbyllet pas pasojave të coronavirusit.

Futbolli italian është në kaos për shkak të përhapjes së shpejtë të coronavirusit gjatë disa javëve të fundit, me mbi 2,000 raste të konfirmuara të sëmundjes në të gjithë Italinë.

Ndeshjet janë shtyrë në varësi të vendndodhjes së skuadrës vendase, dhe kjo ka çuar në ‘luftë’ mes skuadrave në ligë.

Derby D’Italia (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Një takim u mbajt sot në Romë për të zgjidhur krizën e ndeshjeve dhe duket se mund të ketë marrëveshje.

Drejtori i përgjithshëm i Interit, Marotta foli pas përfundimit të takimit.

“Harmonia e duhur u rivendos në një kohë të vështirë për vendin. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për problemet shumë serioze shëndetësore në sferën tonë, brenda futbollit”.

“Qëllimi është të përfundojmë kampionatin me rregullsinë më të madhe, pa krijuar një çekuilibër konkurrues, por siç mund ta shihni skenari ndryshon vazhdimisht”.

“Ne jemi në pritje të një dekreti të ri qeveritar. Pas dyerve të mbyllura është mënyra e vetme për të përfunduar kampionatin me këtë situatë dhe kufizimet që qeveria po miraton me të drejtë”.

MILAN, ITALY – OCTOBER 06: Matthijs de Ligt of Juventus controls the ball during the Serie A match between FC Internazionale and Juventus at Stadio Giuseppe Meazza on October 6, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

“Këshilli ratifikoi propozimin e 20 klubeve për të rifilluar ndeshjet e pezulluara. Kjo është zgjidhja e Lega Serie A”.

“Juve-Inter? Mund të luhet të dielën ose të hënën”, ka thënë Marotta. /Telegrafi/