Karriera e Erling Haaland do të mund të kishte marrë një rrugëtim krejtësisht tjetër në rast se Juventusi do të arrinte ta transferonte sulmuesin kur ai ishte ende një adoleshent.
Haaland kishte pasur disa opsione në dispozicion para se të largohej nga Molde. Në fund ai vendosi që të transferohej tek Red Bull Salzburgu si një 18-vjeçar, para se eventualisht të kalonte tek Borussia Dortmundi dhe tani tek Manchester City.
Kjo trajektore do mund të kishte qenë shumë më ndryshe sipas ish-drejtorit të Juventusit, Giuseppe Marotta, i cili ka pranuar se ai kishte tentuar që ta joshte norvegjezin që të transferohej në Turin kur ishte vetëm 15-vjeçar, por kjo lëvizje kishte dështuar.
“Kur luajtëm në Norvegji, tek Molde, ai kishte qenë i sugjeruar tek ne. Ai erdhi si një 15-vjeçar për ta parë një ndeshje mes Juventusit dhe Interit në Allianz Stadium”.
“Ne ishim afër, por disa arsye burokratike e parandaluan këtë transferim, por është pjesë e historisë së këtyre si unë dhe stafi im gjatë kohës kur po merreshim me qindra lojtarë”, ka thënë Marotta.
Haaland ka regjistruar disa shifra të jashtëzakonshme përballë portës në karrierën e tij ndërsa këtë sezon po shijon një formë fantastike, pasi ka shënuar nëntë gola në vetëm gjashtë ndeshje.
Ai do të shpresojë që t’i përmirësojë këto shifra kur skuadra e tij do të përballet me rivalin direkt për titull Arsenalin të dielën./Telegrafi/