Drejtori Beppe Marotta ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve rreth Mauro Icardit, por paralajmëroi rivalët e Interit se objektivi i klubit është të rrisin nivelin.
Icardi dhe Interi thuhet se janë të prirur për ‘luftë’, me klubin që dëshiron ta shes, por sulmuesi që qëndron i fortë për të mbetur në klub.
Por, drejtori Marotta preferon të përqendrohet në të ardhmen e klubit me shefin e ri Antonio Conte.
“Nuk jam këtu për të folur për skuadrën. Këto diskutime janë për një kohë tjetër”, ka thënë fillimisht Marotta për Sport Mediaset.
“Conte di të përmirësojë lojtarët që ka në dispozicion. Qëllimi ynë është që të rrisim nivelin dhe të përparojmë”.
“Fitoret nuk vijnë vetëm me lojtarë, por edhe me një klub të fortë në aspektin menaxherial dhe teknik”.
“Nëse flasim për lojtarët më të mirë, jam i sigurt se Conte do të na çojë në një nivel të lart. Premtojmë të bëjmë më të mirën dhe të gjithë të lidhur me klubin duhet të shohin me optimizëm të ardhmen”.
“Nuk do të flas për skuadrën në këtë rast. Vetëm një skuadër fiton Ligën, dhe nëse rivalët tuaj bëjnë disa lëvizje të rëndësishme në treg atëherë është e vështirë të konkurrohet”.
“Ne duam të bëhemi më konkurrues sepse është e drejtë që ne përpiqemi të përmirësohemi. Conte është një trajner i madh i cili ka fituar në Itali dhe Angli, duke marrë më të mirën nga ekipet e tij”, përfundoi drejtori i Interit.
Drejtori Ekzekutiv këto fjalë i ka thënë pasi Nerazzurrët njoftuan se do të udhëtojnë në Lugano të Zvicrës për stërvitjet para-sezonale në mes të 8 dhe 14 korrikut. /Telegrafi/