Drejtori i Interit, Beppe Marotta këmbëngul se trajneri Antonio Conte, tani është më i sigurt pas bisedimeve që kishin për transferimet në Kinë.
Marotta arriti në aeroportin e Linates të Milanos këtë mbrëmje, ndërsa ishte në Kinë ku e shikoi një ndeshje dhe kishte një takim të rëndësishëm me shefat e Grupit Suning në Nanjing.
“Ishte shumë pozitiv”, ka thënë Marotta për udhëtimin që kishte.
“Është mirë të ndjemë pak presion. Ju mund të shihni që tanin punën e Contes. Ne jemi shumë të lumtur. Ka shumë për të bërë, por ka optimizëm”.
Marotta u pyet nëse Conte ishte ndier më shumë i siguruar pas ankesave të tij në mungesë të transferimeve.
“Sigurisht, po”, deklaroi drejtori i Interit.
Pronari Zhang Jindong e ka dhënë dritën e gjelbër që të rritet oferta për sulmuesin e Manchester United, Romelu Lukaku, i cili vlerësohet 85 milionë euro. /Telegrafi/