Telegrafi

Marotta paralajmëron klubet: Çmimet e lojtarëve do të bien shkaku i coronavirusit

Drejtori i Interit, Giuseppe Marotta beson se çmimet e lojtarëve do të bien dhe mund të ketë më shumë shkëmbime për shkak të përhapjes së pandemisë së coronavirusit apo e njohur si Covid-19.

Çmimet e futbollistëve kishin arritur kulmin në vitet e fundit, sidomos pas transferimit të Neymar nga Bacelona te Paris Saint-Germain për 222 milionë euro në vitin 2017.

Por, me zhvillimin e sezonit në ndalesë ndërsa bota po lufton kundër Covid-19, klubet po vuajnë humbje të fitimeve.

Lexo po ashtu Lojtarët e Interit dalin nga vetizolimi, asnjë nuk ka pasur simptoma të COVID-19

Këto humbje dhe paqartësi kanë bërë që drejtori i përgjithshëm i Interit, Marotta, të paralajmëroj klubet për uljen e çmimeve të lojtarëve.

“Përtej datave që duhet të përcaktohen, mendoj se në mënyrë të pashmangshme do të jetë një treg më i varfër, kështu që mund të ketë më shumë shkëmbime lojtarësh”, ka thënë fillimisht Marotta për Tuttosport.

“Ne do të shohim një rënie të përgjithshme të çmimeve sepse problemi është global”.

“Do të jetë e rëndësishme të jemi në gjendje të shfrytëzojmë burimet e akademive tona”, përfundoi drejtori i Interit. /Telegrafi/