Giuseppe Marotta ka konfirmuar se Juventusi nuk do të bëjë asgjë në tregun e transferimeve e cili mbyllet nesër(hënë).
Gjigantët nga Torino ka qenë të lidhur me mesfushorin e Romës, Leandro Paredes dhe mbrojtësin e majtë të Schalke 04, Sead Kolasinac, ndërsa thashethemet sugjeruan se Hernanes mund të shkojë në Genoa, por këto janë mohuar nga drejtuesi i klubit.
“Tregu ynë transferimeve është i mbyllur”, ka thënë për SKY menaxheri i përgjithshëm i Juventusit, Marotta.
“Në këto pak orë të fundit, ne nuk do të bëjmë asgjë”, përfundoi menaxheri i ‘Zonjës së Vjetër’.
Mendohet se Giallorossët kanë refuzuar të shesin Paredesit te bardhezinjtë, ndërsa Kolasinac duket të jetë afër transferimit te Chelsea. /Telegrafi/