Telegrafi

Marotta mirëpret ofertat për Diego dhe Melo

“Diego dhe Melo zënë një vend të rëndësishëm në projektin tonë, por nëse vjen ndonjë ofertë e rëndësishme, atëherë ajo do të merret parasysh”.

“Kjo nuk vlen vetëm për ata. Sot në futboll ka shumë pak lojtarë të cilët janë të patransferueshëm. Të jem më konkret, ne duhet të bëjmë sakrifica me stafin tonë të lojtarëve, sepse asnjë klub nuk mund të injorojë ofertat serioze”, u shpreh Marotta. /Telegrafi/