Site icon Telegrafi

Marotta konfirmon se Suning është duke konsideruar shitjen e aksioneve të Interit

Drejtori i Përgjithshëm i Interit, Beppe Marotta ka konfirmuar se Suning Group po ‘konsideron’ të shesë një pjesë të aksioneve në Inter.

Në muajin dhjetor u raportua nga Il Corriere dello Sport se Suning po konsideronte një qasje nga investitorë të jashtëm.

Kryetari i Interit, Steven Zhang mohoi diçka të tillë, por raporte të tjera kanë dalë gjatë javëve të fundit, duke këmbëngulur se fondi i kapitalit Bc Partners janë të etur të investojnë në Inter dhe nuk do të përjashtojnë blerjen e një pjese të shumicës nga Suning.

Lexo po ashtu Steven Zhang mohon thashethemet për shitjen e Interit

Pas shumë zërave tani ka ardhur edhe një konfirmon nga drejtori i përgjithshëm i Nerazzurrëve, Marotta, rreth kësaj çështje.

“Pronarët po shqyrtojnë mundësitë në interes të Interit dhe në respekt të historisë së klubit”, ka thënë fillimisht Marotta për Radio Rai.

Lexo po ashtu Pronarët e Interit mohuan shitjen e klubit, por vazhdojnë fjalët që kjo do të ndodh – zbulohen dy investitorët e interesuar

“Ne e dimë që mund të llogarisim mbi një bazë solide, ne jemi kompaktë”.

“Ato janë thashetheme që qëndrojnë mbi kokën tonë, për të cilat nuk duhet të kujdesemi”, përfundoi drejtuesi i Interit. /Telegrafi/

Exit mobile version