Drejtori i Interit, Beppe Marotta konfirmon se Christian Eriksen u ka shkruar nga spitali një mesazh shokëve të tij të ekipit në grupin e tyre ËhatsApp.
Mesfushori ra pa ndjenja në fushë gjatë ndeshjes së Danimarkës në Euro 2020 kundër Finlandës në Kopenhagë këtë mbrëmje.
Eriksen shtangu të gjithë pasi ishte i pavetëdijshëm për rreth 15 minuta dhe u desh shumë trajtim mjekësor për ta këndellur paksa pas sulmit në zemër.
Megjithatë, gjenda e lojtarit tashmë është stabile dhe këtë e ka konfirmuar edhe drejtori i Interit, Marotta.
Director Beppe Marotta confirms Christian Eriksen has written to his Inter teammates on their WhatsApp group from hospital after collapsing on the pitch. ‘We watched the images on TV that suggested something dramatic was happening.’ https://t.co/Ph78bc8Vxl #FCIM #Euro2020 pic.twitter.com/I82VpVRVXH
— Football Italia (@footballitalia) June 12, 2021
“Ne i shikuam imazhet në TV që sugjeronin se diçka dramatike po ndodhte, të cilën fatkeqësisht e kemi parë edhe në fushat italiane më parë”, ka thënë fillimisht Marotta për Rai Sport.
“Lojtarët janë shumë të afërt dhe ne të gjithë menjëherë kemi komunikuar me njëri-tjetrin pasi kemi parë ato imazhe”.
“Ne nuk donim të ishim të bezdisshëm dhe kështu u përpoqëm të respektonim rikuperimin e tij pasi të ishim siguruar”.
“Unë vetëm mund të them se 10 minuta më parë Eriksen vetë dërgoi një mesazh në grupin tonë të brendshëm dhe kjo konfirmon lidhjen midis lojtarëve”, përfundoi drejtori i Interit. /Telegrafi/