Telegrafi

Marotta konfirmon marrëveshjen me Alexis Sanchez, të enjten pritet zyrtarizimi

Alexis Sanchez (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Beppe Marotta ka konfirmuar se Interi ka nënshkruar Alexis Sanchez në një kontratë trevjeçare pasi ai u largua nga Manchester Unitedi.

Ka raporte që Alexis Sanchez ka pranuar të ndërpresë kontratën e tij me Manchester United me pëlqim të ndërsjellë, gjë që do të lejonte që ai të nënshkruante në Interi si një agjent të lirë.

Këto zëra i ka konfirmuar edhe drejtori gjeneral i Nerazzurrëve, Marotta, i cili ka thënë se sulmuesi kilian tashmë i përket Interit.

Lexo po ashtu Mediat në Itali: Sanchez ka nënshkruar me Interin si i lirë

“Ne do ta bëjmë zyrtar nesër në mëngjes, lojtari është plotësisht në pronësi të Interit”, ka thënë fillimisht Marotta për mediat italiane.

“Kemi një kontratë me të për tre sezone me të”.

“Ne besojmë në të, se ai mund të jetë një pjesë e fortë e kësaj skuadre dhe jemi të lumtur që kemi përfunduar këtë marrëveshje”, përfundoi italiani. /Telegrafi/