Shefi ekzekutiv i Juventus, Giuseppe Marotta ka konfirmuar se Antonio Conte do të jetë trajneri i ri i Chelseat pas përfundimit të Evropianit.
Trajneri italian do të largohet prej kombëtares së Italisë gjatë verës, të cilën e ka konfirmuar edhe Federata e Futbollit të Italisë.
”Fakti që Conte po shkon tek Chelsea, vetëm konfirmon se ne bëmë zgjedhjen e duhur kur e morëm nga Siena në vitin 2011”.
”Jam krenar për vendimin tonë dhe për të. Tashmë, ai do ketë një sfidë tjetër të vështirë duke drejtuar Chelsean”, citoi Marotta.