Drejtori i Interit, Beppe Marotta ka thënë se oferta e tyre është e përshtatshme për vlerën e transferimit të sulmuesit të Manchester United, Romelu Lukaku.
Nerazzurrët besohet se kanë ofruar 70 milionë euro, plus bonuset që e arrijnë shifrën e 85 milionë eurove.
“Klubi është i fortë, por duhet të qëndrojmë brenda disa parametrave. Klubi ka bërë investime të mëdha dhe ne besojmë se jemi tashmë në një fazë të mirë të mirë të procesit”.
Marotta u pyet posaçërisht për kërkesat e Manchester United për sulmuesin Lukaku.
“Ne jemi të gatshëm të presim mundësinë, por çmimet në të vërtetë janë sot shumë të larta”.
“Ne bëmë një ofertë të fortë, një që është e vlefshme dhe e përshtatshme për vlerën e transferimit të lojtarit dhe nuk kemi qenë ende në gjendje të lidhim një marrëveshje”.
“Ne do të vazhdojmë të monitorojmë situatën dhe gjithçka mund të ndodhë në treg”, ka thënë Marotta. /Telegrafi/