Beppe Marotta ka thënë se Interi është në rrugë mjaftë të mirë, por ka nevojë të përforcohet në afatin e janarit.
Drejtori gjeneral i Nerazzurëve është shprehur shumë i kënaqur me punën e Antonio Contes, duke i bërë me dije se do të ketë disa transferime në afatin kalimtar të dimrit.
“E nisëm këtë rrugë për t’u rritur gradualisht dhe deri tani puna e Contes është mjaft e mirë”, ka thënë Marotta.
“Kemi ndërtuar një grup të unifikuar, që punon shumë, por natyrisht që e ndjejmë nevojën për të përforcuar edhe më shumë skuadrën”.
“Jemi optimistë për afatin e janarit dhe shpresojmë të kënaqim dëshirat e trajnerit, duke respektuar edhe parametrat ekonomikë të klubit”, ka thënë më tej drejtori i skuadrës italiane.
Interi aktualisht pozicionohet në vendin e dytë me 22 pikë, një më pak se Juventusi që është në të parin. /Telegrafi/