Site icon Telegrafi

Marotta e pranon që Eriksen mund të largohet nga Interi

Drejtori i përgjithshëm i Interit, Beppe Marotta ka konfirmuar që mesfushori danez, Christian Eriksen, mund të largohet në janar.

Reprezentuesi danez e ka filluar në stol ndeshjen e sotme kundër Torinos dhe kjo vetëm se vazhdon të krijojë polemika për të ardhmen e tij.

Për të ardhmen e tij ka folur edhe drejtori Marotta, i cili e ka pranuar se Eriksen mund të largohet në janar.

Lexo po ashtu Interi ka tri opsione për ta shkëmbyer Eriksenin

“Conte u përgjigj me shterim, shtoj se një klub nuk duhet të mbajë kurrë një lojtar nëse ai kërkon të largohet”, ka thënë fillimisht Marotta përf Dazn.

“Eriksen po sillet si profesionist, ai është një lojtar në dispozicion të Contes dhe ajo që bën trajneri është në lidhje me lojtarin dhe klubin”.

“Eriksen nuk ka bërë ndonjë kërkesë, por kur të vijë koha e duhur ne do të përpiqemi të gjejmë kombinimet e duhura”, përfundoi drejtori i Interit. /Telegrafi/

Exit mobile version