Interi po e sheh trajnerin e Manchester Unitedit, Jose Mourinho, si idealin për një magji të dytë në Giuseppe Meazza.
Klubi italian ishte afër të kualifikohet tutje në Ligën e Kampionëve, por një barazim në shtëpi me PSV-në bëri që Interi të mos e kalojë grupin.
Pas këtij dështimi, karrigia e trajnerit italian Luciano Spalletti ka filluar të lëkundet dhe të përfolët për një largim të tij.
Sipas mediumit anglez Sunday Express, Interi po e konsideron ndarjen me Spallettin verën e ardhshme pasi ata u eliminuan nga Liga e Kampionëve dhe janë larg nga Juventusi me 14 pikë në Serie A.
Ish-trajneri Mourinho është një nga emrat më të lidhur dhe më të preferuar nga drejtuesi i ri Giuseppe Marotta, për të marrë drejtimin e skuadrës.
Marotta gjithashtu është duke e konsideruar edhe ish-trajnerin e Chelseat, Antonio Conte, nëse nuk e shtyjnë kontratën e Spallettit, e cila përfundon në fund të sezonit.
Mourinho arriti në United në vitin 2016 për të zëvendësuar Louis van Gaal dhe ai fitoi Ligën e Evropës dhe Kupën e Ligës në sezonin e tij të parë.
Por, sezoni aktual ka mërzitur drejtuesit e Unitedit mbi dështimin e tyre për të nënshkruar një mbrojtës qendror para mbylljes së afatit kalimtar të verës. /Telegrafi/