Telegrafi

Marotta bën goditjen e parë te Interi, Conte mund të jetë trajner i ri

Sot mund të fillojë epoka e Bebbe Marottas te Interit, pas tetë vitesh të kaluar te rivali i tyre Juventus.

Ai njihet si njeriu që ndërtoi Juvenusin fitues që për shtatë vite fitoi titullin e kampionit në Itali.

Sot rreth 14 do të takohen Bordi i Interit dhe brenda një ore, pritet të ratifikohet emërimi i Marrotas si CEO, por me mandat për zonën sportive.

Marotta, siç dihet tashmë, do të bashkohet me Alessandro Antonellon, i cili do të mbetet për zonën administrative-ekonomike.

Kontakti i parë me ekipin do të zhvillohet sot, në selinë e re të Porta Nuova.

Një kapitull i së ardhmes, në mënyrë të pashmangshme është puna e trajnerit.

Luciano Spalletti nuk është në diskutim, pasi me të është rinovuar deri në vitin 2021, verën e kaluar.

Por zhgënjimi në Ligën e Kampionëve dhe mbetja prapa në të gjitha objektivat e sezonit e kanë diskutuar paksa postin e tij.

Marotta e kishte emëruar te Juventusi për trajner Antonio Conten që me të arriti tre tituj kampioni.

Tashmë janë shtuar fjalët nëse Marrotta do ta sjell te Interit edhe Antonio Conte, i cili nuk e ka mohuar në të kaluarën kalimin te ky klub. /Telegrafi/