Pas muajsh të spekulimeve dhe thashethemeve, NFL njoftoi se Maroon 5 do të perfomojnë gjatë pushimit mes pjesëve të finales së njohur si Super Bowl në Atlanta.
Dhe ka një bonus shtesë: Atlanta Big Boi dhe Travis Scott gjithashtu do të performojnë gjatë shfaqjes, sipas një njoftimi nga National Football League, apo siç njihet tek ne , Rugby.
“Maroon 5, Travis Scott dhe Big Boi i bashkohen një listë të çmuar të artistëve që kanë bërë spektakël”, duke përfshirë Justin Timberlake, Lady Gaga, Coldplay, Katy Perry dhe Missy Elliott.
Lajmet se një artist hip-hop i Atlanta po performon në Super Bowl të këtij viti vjen muaj pasi u njoftua se loja e madhe do të mbahej në Atlanta.
Pas publikimit të emrit të vendit mikpritës së lojës, këngëtari Bruno Mars kishte shkruar se kjo ishte mundësia që NFL të ftoj “artistin e pabesueshëm nga Atlanta”.
Theksojmë se vitin e kaluar Philadelphia Eagles ka triumfuar kundër New England Patriots me rezultat 41:33.
Ndryshe, ndeshja e fundit e kampionatit është planifikuar të luhet më 3 shkurt në stadiumin “Mercedes-Benz”. /Telegrafi/