Përfaqësuesja e Marokut ka gjetur golin e parë në ndeshjen çerekfinale ndaj Portugalisë në kuadër të Kupës së Botës “Katar 2022”, duke e mbyllur pjesën e parë me epërsi 1-0.
Është sulmuesi i Sevillas, Youssef En Nesyri, i cili ka shënuar për epërsinë e Marokut 1-0.
Goli i sulmuesit shtatlartë erdhi në minutën e 42-të të ndeshjes pas një shkëputje të bukur me kokë.
Ky gol u shënua pas një harkimi të saktë të Yahya Attiat-Allah.
Morocco [1] – 0 Portugal
Youssef En Nesyri 42'#SofaScore #MAR #POR
— Zack (@GoalsZack) December 10, 2022
Pjesa e parë u karakterizua më posedim më të madhe të portugezëve që zotëruan topin në 66 për qind të kohës, ndërsa Maroku 34 për qind.
Rastet i takuan Marokut, ndërsa nuk pati asnjë karton të verdhë.
Më poshtë keni statistikat e pjesës së parë. /Telegrafi/